Shkëndija e Tetovës fiton me përmbysjes ndaj Shkëndijes së Haraçinës

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës fiton me përmbysjes ndaj Shkëndijes së Haraçinës

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar me shumë mund me rezultat 3:2 ndaj Shkëndijes së Haraçinës, në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Tetovë. 

Ndeshja dhuroi rivalitet dhe shumë gola.

Pjesa e parë i takoi skuadrës nga Haraçina, ndërsa pjesa e dytë vendasve, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra nga Tetova arriti të përmbysë disavantazhin 1:2, duke e kthyer ndeshjen në fitore 3:2.

Golashënuesit për KF Shkëndijen e Tetovës Trumçi 4’ - penallti, Krstevski 54’, Meliqi 69’ dhe për Shkëndijen e Haraçinës realizuan Nuhija 30’, Livareka 43’.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në konak te Shkëndijes së Haraçinës, ku do të përcaktohet skuadra që do të sigurojë finalen e Kupës.



Read it all at Bota Sot