Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës, eliminohet Llapi

- Bota Sot

Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës, eliminohet Llapi

Ferizaj është kualifikuar në finalen e madhe të Kupa e Kosovës në futboll, pasi ka eliminuar Llapin në gjysmëfinale.

Në finale, Ferizaj do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Sfida e sotme mes rivalëve përfundoi pa gola (0:0), por Ferizaj siguroi kualifikimin falë fitores në Podujevë me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja ishte me ngarkesë të madhe për të dy skuadrat, jo shumë e bukur për sy dhe me pak raste shënimi.

Duhet theksuar se takimi u ndërpre për 18 minuta në minutën e 55-të.

Gjyqtari Alban Shala ndërpreu ndeshjen përkohësisht duke kërkuar praninë e policisë dhe largimin e shikuesve nga tribuna qendrore në stadium.

Ndeshja ishte korrekte deri në ato momente, por përplasja mes futbollistëve ndikoi edhe në atmosferën në tribuna.

Pas zbrazjes së tribunës, loja vazhdoi pa incidente të rënda.

Kjo është hera e tretë që Ferizaj arrin në finale të Kupës së Kosovës, por ende nuk e ka fituar trofeun.

Sezoni 2011/12: humbi finalen ndaj Trepçës 89 me rezultat 3:0

Sezoni 2012/13: humbi finalen ndaj Prishtinës pas penalltive (1:1, 4:3).



Read it all at Bota Sot