Kërnaja mund të shkruajë historinë në derbin me Tiranën

- Bota Sot

Kërnaja mund të shkruajë historinë në derbin me Tiranën

Tirana do të përballet me Partizanin, pikërisht më 25 prill.

Ndeshja e së shtunës është e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Emocionet e derbit do të nisin prej orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Oltijon Kërnaja mund të shkruajë historinë si trajner i “demave”.

Asnjëherë më parë, një trajner i të kuqve nuk ka fituar tre derbi radhazi brenda një kampionati.

Interesant është fakti se me Kërnajën, Partizani regjistron dy fitore të pastra me rezultatin 2 me 0. Të kuqtë kishin pesë ndeshje pa fitore ndaj Tiranës, para se të riktheheshin të triumfi në nëntor.

Ishte pikërisht një humbje e Partizanit në derbi, që solli emërimin e Kërnajës në muajin tetor. Deri tani duket edhe si sfida që i buzëqesh trajnerit tropojan.

Që nga sezoni 1962/63, Partizani nuk fitonte dy derbi me dy gola diferencë dhe radhazi në kampionat. Tashmë Kërnaja synon që të ketë një tjetër arritje, sa i përket sfidës me rivalët e përjetshëm.



Read it all at Bota Sot