Pl*goset me armë zjarri shqiptari në Itali, pronar i një qendre bastesh

- Bota Sot

Pl*goset me armë zjarri shqiptari në Itali, pronar i një qendre bastesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Romës, ku një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën via Mariano Colagrossi.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se shtetasi Alban Hekurani, pronar i një salle bastesh, sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej banesës së tij, kur është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga shërbimi ARES 118 drejt Poliklinikës Tor Vergata në Romë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, karabinierët e Velletri-t kanë nisur hetimet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke mos përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe atë të një grabitjeje të dështuar.



Read it all at Bota Sot