Liam Rosenior nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t. Humbja e fundit me shifrat 3-0 përballë Brighton nuk është falur, me klubin londinez që ka shkarkuar nga detyra në mënyrë të menjëhershme teknikun 41-vjeçar.
Kujtojmë që Rosenior e mori rolin e trajnerit te Chelsea më 8 janar të këtij viti, duke i drejtuar ata në 23 ndeshje. Në këto ndeshje që drejtoi ai, “Blutë e Londrës” morën 11 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje.
Një periudhë e vështirë, marr shkas këtu eliminimin nga Champions League dhe nga çdo kompeticion tjetër vendor. Madje, humbja e fundit me Brighton, bëri që Chelsea të mbyllte 99% llogaritë me një kualifikim të mundshëm në UEFA Champions League.
Ndërkohë që në deklaratën e tij, klubi i Chelsea-t ka njoftuar edhe trajnerin e ri, provizor, deri në fund të sezonit. Ai do të jetë “timonieri” i Chelsea u21, Calum McFarlane, teksa puna për trajnerin e ri ka nisur që tani.