Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë diskutuar përgatitjet për samitin e liderëve të NATO-s, agjendën e aleancës, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, gjatë një takimi në Ankara.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan në takim ka thënë se mjedisi i paqëndrueshëm rajonal thekson edhe një herë rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes aleatëve të NATO-s, transmeton Anadolu.
Ai ka shprehur pritjet që samiti në Ankara të sjellë vendime që forcojnë unitetin dhe rrisin gatishmërinë e aleancës për reagim ndaj krizave.
Presidenti turk ka theksuar se Turqia tij po vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në sistemet e mbrojtjes ajrore, dhe se synon të thellojë më tej bashkëpunimin me vendet aleate në këtë fushë.
Duke theksuar rëndësinë thelbësore të lidhjes transatlantike, Erdogan ka thënë se Turqia pret që shtylla evropiane e aleancës të marrë më shumë përgjegjësi.
Ai ka shtuar se përjashtimi i aleatëve evropianë joanëtare të BE-së nga iniciativat e mbrojtjes së bllokut nuk do t’i shërbente qëllimit të synuar.
Erdogan gjithashtu ka theksuar se Turqia është pozicionuar në anën e paqes dhe diplomacisë pas procesit të shkaktuar nga sulmet ndaj Iranit.
Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, ai ka thënë se Turqia mbetet e angazhuar në përpjekjet për një zgjidhje paqësore, duke punuar për rifillimin e negociatave dhe mundësimin e bisedimeve në nivel liderësh.
Gjatë takimit, Erdogan dhe Rutte gjithashtu kanë zhvilluar diskutime të gjera mbi përgatitjet për samitin e NATO-s në Ankara.