Skuadra e Deçiqit nga Tuzi kanë mposhtur Otrant-Olympic në Ulqin me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupws sw Malit të Zi në futboll.
Ky ishte ballafaqimi mes skuadrave shqiptare.
Skuadra nga Tuzi ka bërë një hap të madh drejt finales, të cilën do të duhet ta konfirmojnë pas dy javësh në ndeshjen e kthimit para tifozëve të tyre.
Një nga heronjtë e fitores ishte portieri Danilo Radosheviq, i cili me pritjet e tij në pjesën e dytë siguroi rezultat pozitiv për ekipin e tij.
Deçiqi kaloi në epërsi në minutën e 30-të. Pavliçeviç pasoi për Radusinoviçin, i cili shmangu pozitën jashtë loje dhe me majën e këpucës goditi këndin e kundërt të portës së Jasmin Agoviqit.
Pas disa rasteve të mira të vendasve në pjesën e dytë, barazimi erdhi në minutën e 80-të.
Pas një krosimi nga ana e majtë, mbrojtja e mysafirëve largoi topin, ndërsa Augusto Çagaz goditi nga skaji i zonës dhe shënoi në këndin e majtë të poshtëm për 1:1.
Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Deçiqi arritën golin e fitores. Dreshaj krosoi nga ana e djathtë, ndërsa Andrej Bajoviq nga 13–14 metra dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:2.
Vendasit patën mundësi për barazim tri minuta më pas, por Radosheviq me një pritje fantastike ndali tentimin e Rudoviçit dhe siguroi fitoren e madhe të Deçiqit.