Karlo Ançelotit do t’i duhet të bëjë nga e para repartin e sulmit për Brazilin e tij në Botërorin e këtij viti, pasi një nga një po humbet lojtarë të rëndësishëm për manovrën e avancuar të skuadrës.
Pas Rodrigos të Real Madrid, një tjetër lojtar i njohur, Estevao i Çelsit, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ai u dëmtua në ndeshjen ndaj Mançester Junajtid dhe sipas burimeve pranë klubit, ka një lëndim të shkallës së lartë në bicepsin femoral.
Nuk është bërë ende e ditur sa do të mungojë futbollisti, por në raste të ngjashme, shpjegohet se dëmtimi ka zgjatur disa muaj.
Ndaj për Estevaon është mbyllur praktikisht ëndrra për të marrë pjesë në Botërorin që nis në muajin qershor, duke detyruar edhe Ançelotin që të ndryshojë përsëri planet e tij për listën përfundimtare që do të ketë në aktivitet.