Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

- Bota Sot

Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një reagim në platformën X ka përgëzuar Malin e Zi për hapat e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në reagimin e tij, Costa thekson se vendimi i vendeve anëtare për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit është një moment kyç.

“Urime Malit të Zi – sot bëmë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian.

Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç.

Për herë të parë që nga viti 2013, BE-ja fillon procesin e zgjerimit të ardhshëm”, ka shkruar Costa.



Read it all at Bota Sot