Ruleta e penalltive i buzëqesh Egnatias

- Bota Sot

Ruleta e penalltive i buzëqesh Egnatias

Egnatia ka siguruar praninë ne finalen e Kupës së Shqipërisë për të katërtin edicion radhazi, duke triumfuar falë penalltive përballë Elbasanit në “Elbasan Arena”.

Në një ndeshje shumë të luftuar, skuadra rrogozhinase shënoi e para dhe shpërdoroi disa raste të mira, me vendasit të cilët u zgjuan në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin e më pas duke krijuar më shumë për të tentuar fitoren e ndeshjes.

Shifrat 1-1, ashtu si në ndeshjen e parë, bënë që sfida të shkonte me shtesa ku nuk kishte përsëri gola.

Ndaj u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku rrogozhinasit u treguan më të saktë duke fituar 4-2 ruletën e duke siguruar biletën për finalen e Kupës.



Read it all at Bota Sot