Ylli tjetër i Interit te Real Madrid?

- Bota Sot

Ylli tjetër i Interit te Real Madrid?

Inter rrezikon të humbë dy nga lojtarët kryesor në fund të këtij sezoni: Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella.

Për të parin dihet që ka një interes të jashtëzakonshëm nga Barcelona, por nuk qëndrojnë pas edhe ekipe si Liverpool dhe PSG. Vetë lojtari duket se preferon transferimin te katalanasit.

Përsa i përket Barella-s, emri i mesfushorit zikaltër ka përfunduar në radarin e Real Madridit. Tashmë dihet që madrilenët do të përforcojnë mesfushën për sezonin e ri dhe një nga alternativat është edhe Barella.

“Defensa Central” bën me dije se oferta e parë e Real Madridit do të jetë 50 milionë euro për mesfushorin italian, shumë larg pritshmërive të Interit, që e vlerëson 29-vjeçarin mbi 70 milionë euro.

Përveç Barella-s, drejtuesit e “Los Blancos” po shqyrtojnë edhe mesfushorë të tjerë si Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Adam Wharton, Joao Neves e Vitinha, por nga të gjithë këto emra, mesfushori italian është më i lirë në treg dhe më i arritshëm.



Read it all at Bota Sot