Barcelona triumfon në ndeshjen e ndërprerë për më shumë se 15 minuta dhe Yamalin e lënduar

- Bota Sot

Barcelona triumfon në ndeshjen e ndërprerë për më shumë se 15 minuta dhe Yamalin e lënduar

Barcelona ka marrë tre pikë të mëdha në duel me Celta Vigon, duk e mposhtur me rezultat 1:0 në stadiumin “Camp Nou”.

Tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit po ashtu ka ruajtur distancën 9 pikë ndaj vendit të dytë, Realit.

Futbollisti Lamine Yamal shënoi nga penalltia në këndin e poshtëm të majtë në minutën e 40-të, por pas shënimit bie në tokë për shkak të lëndimit të këmbës dhe u largua drejt teshatores. 

Ndërkohë, u ndërpre ndeshja për më shumë se 15 minuta për shkak se një tifozit në tribuna i bie të fikët. 

Policia u fut në fushë dhe paralajmëroi gjyqtarin për të mos e vazhduar ndeshjen derisa mjekët te marrin situatën në duar..

Pas më shumë se 15 minutave vazhdoi takimi.

Pas javës së 33-të Barcelona kryeson me 82 pikë, ndërsa Celta është në pozitën e shtatë me 44 sosh.



Read it all at Bota Sot