Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 prill 2026, në përputhje me vendimin e marrë më 5 prill 2026.
Sipas këtij vendimi, çmimet maksimale janë përcaktuar si më poshtë:
Nafta (dizel) do të shitet deri në 1.64 euro për një litër.
Benzina deri në 1.39 euro për një litër dhe gazi deri në 0.87 euro për një litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.