Një tifoz i Arsenalit nga Uganda, Erik Kjama, ka shkaktuar habi, pasi ka dërguar një njoftim zyrtar për padi ndaj klubit, trajnerit Mikel Arteta dhe lojtarëve të “Topçinjve”.
Shkaku i kësaj lëvizjeje është humbja 2-1 ndaj Burnemuth, si dhe një seri rezultatesh të dobëta që kanë bërë që Arsenali të humbë avantazhin në garën për titull, kundrejt Sitit.
Sipas pretendimeve, klubi dhe stafi kanë treguar neglizhencë profesionale të rëndë; mungesë angazhimi dhe “integritet konkurrues”, si dhe taktika të dobëta në ndeshjet vendimtare.
Kjama kërkon madje edhe dëmshpërblim financiar për “dëmet” e shkaktuara nga performanca e skuadrës së zemrës.