De Jong: Nuk ka klub më të mirë për mua se Barça

- Bota Sot

De Jong: Nuk ka klub më të mirë për mua se Barça

Frenkie de Jong u bë holandezi me më shumë ndeshje te Barça, duke arritur në 293 paraqitje. Në një intervistë për “Ziggo”, ai pranoi momentet e mira dhe të vështira dhe sqaroi disa çështje. Mesfushori dëshiron të qëndrojë: “Nuk ka klub më të mirë për mua se Barça. Doja të isha këtu që fëmijë, nuk ka arsye të shkoj diku tjetër”.

Ai kujtoi shkurtin 2024, para ndeshjes me Napolin: “E bëra sepse ndikonte te tifozët… Jam i bindur se ajo që shkruajnë gazetarët ndikon shumë te perceptimi”. 

De Jong është krenar për rrugëtimin, edhe pse do më shumë trofe: “Do preferoja të fitoja tre Champions”. Sezonin më të mirë cilëson 2024/25: “Fituam tre trofe në Spanjë me futboll të jashtëzakonshëm”.

Për Ronald Koeman: “Ka qenë themelor, si një baba futbolli”. Për jetën personale: “Dy fëmijët e mi lindën më 21…, të qenit prind është më e bukura”. Për Botërorin:

“Nuk jemi favoritë, por mund ta fitojmë”. Për Messin: “Më i miri i të gjitha kohërave”. Për Lamine Yamal: “Talent i jashtëzakonshëm…, djalë i disiplinuar dhe shumë i gëzuar”.



Read it all at Bota Sot