Barcelona, një shitje e dhimbshme

- Bota Sot

Barcelona, një shitje e dhimbshme

Me afrimin e afatit kalimtar të verës, Barcelona po përgatitet të përjetojë javë shumë “të nxehta”.

Në krye të listës së dëshirave mbetet Julián Álvarez, por në orët e fundit ka dalë edhe një alternativë e rëndësishme: Victor Osimhen, aktualisht te Galatasaray, profil që iu pëlqen shumë drejtuesve katalanas.

Për t’i financuar goditjet e mundshme, megjithatë, “Blaugrana” do të duhet patjetër të arkëtojnë para.

Në këtë skenar hyn edhe emri i Alejandro Balde, një nga të rinjtë më premtues në skuadrën e Hansi Flick.

Sipas raportimeve nga Spanja, mbrojtësi i majtë ka përfunduar në radarët e Premierligës, në veçanti të Aston Villas së drejtuar nga Unai Emery, e cila është gati ta paraqesë një ofertë të rëndësishme për ta siguruar lojtarin.

Flitet për një shumë që mund të arrijë deri në 50 milionë euro, një shifër e konsiderueshme që do ta ndihmonte Barcelonën t’i ribalancojë financat dhe të lëvizë me më shumë liri në “merkato”.

Mbetet për t’u kuptuar cili do të jetë qëndrimi i klubit katalunas: Balde e përfaqëson një element për të ardhmen dhe tashmë është i integruar në projektin teknik, por përpara shifrave të caktuara drejtuesit mund të tundohen..



Read it all at Bota Sot