PSG marshon drejt titullit, Luis Enrique: Pjesa më e vështirë ende përpara!

- Bota Sot

PSG marshon drejt titullit, Luis Enrique: Pjesa më e vështirë ende përpara!

Paris Saint-Germain ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në garën për titull në Ligue 1, duke mposhtur bindshëm Nantes me rezultatin 3-0.

Fitorja i jep parizienëve një avantazh prej katër pikësh në renditje, me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, mes tyre edhe përballja direkte ndaj Lens.

Trajneri Luis Enrique u shpreh i kënaqur jo vetëm për rezultatin, por edhe për paraqitjen e skuadrës: “Jam veçanërisht i lumtur.

Fitorja është thelbësore në këtë moment, por edhe performanca e lojtarëve që aktivizohen më pak ishte shumë pozitive”, deklaroi ai, duke veçuar kontributin e disa elementëve të rinj në ekip.

Tekniku spanjoll theksoi rëndësinë e një grupi të balancuar dhe konkurrues:

“Është e rëndësishme të tregojmë se mund të jemi konkurrues pavarësisht se kush zbret në fushë”.

Duke parë nga gara për titull, Enrique mbetet realist: “Katër pikë avantazh janë pozitive, por gjithçka mbetet e hapur. Lens ka treguar qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit.

Jemi të sigurt, por pjesa më e vështirë është ende përpara”.

Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Khvicha Kvaratskhelia, autor i dy golave dhe në një formë të shkëlqyer. Trajneri nuk kurseu vlerësimet për të: “Nuk është vetëm çështje cilësish, të cilat i njohin të gjithë.

Ajo që më pëlqen është karakteri i tij: punon shumë, ndihmon në mbrojtje dhe sakrifikon për ekipin”.



Read it all at Bota Sot