Bashkimi i suspendohet fusha për katër ndeshje dhe gjobitet me 5 mijë euro

- Bota Sot

Bashkimi i suspendohet fusha për katër ndeshje dhe gjobitet me 5 mijë euro

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) mori vendim që KF Bashkimi 1947 nga Kumanova të dënohet me ndalim të zhvillimit të ndeshjeve në fushën vendase për katër takime dhe me gjobë prej 5.000 eurosh, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes kundër Struga Trim Lum, e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të të Ligës së Parë të Maqedonisë më 19.04.2026 në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

Bashkimi u ndëshkua gjithashtu për praninë e personave jozyrtarë në fushë dhe në hapësirat zyrtare, si dhe për sulm fizik ndaj përfaqësuesve dhe futbollistëve të skuadrës mysafire, njoftoi FFM.

Në mbledhjen e sotme u shqiptuan dënime edhe për Ivan Varadinovskin, shef i shtabit teknik të Kozhufit, me ndalim ushtrimi të detyrës për dy ndeshje.

Po ashtu edhe për Trajçe Nikovin, trajner i portierëve te Kozhufit, gjithashtu me ndalim ushtrimi të detyrës për dy ndeshje.



Read it all at Bota Sot