Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës ështe ende e pasigurt, pas konfliktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Javë më parë, Ministri i Sportit të Iranit kishte deklaruar se po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes, derisa ka kërkuar nga FIFA të ndryshoj orarin e ndeshjeve, pra që Irani të luaj në Meksikë e jo në ShBA.
Por së fundi FIFA ka marr një kërkesë tjetër, e cila vie nga zyra e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
I dërguari special amerikan Paolo Zampolli i bëri thirrje Trump dhe shefit të FIFA-s Gianni Infantino të zëvendësojnë Iranin me Italinë.
“Unë konfirmoj se i kam sugjeruar Trump dhe Infantinos që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës.
Unë jam një vendas italian dhe do të ishte një ëndërr të shihja Azzurri në një turne të organizuar në SHBA.
Me katër tituj, ata kanë origjinën për të justifikuar përfshirjen.”, ka deklaruar Zampolli për Financial Times.