Tottenham kërkon psikolog në LinkedIn

- Bota Sot

Tottenham kërkon psikolog në LinkedIn

Tottenhami i Roberto De Zerbit po përjeton një makth të vërtetë.

Me pesë ndeshje të mbetura në Premier League, “gjelat” janë të tretët nga fundi në tabelë me 31 pikë dhe pa fitore në vitin 2026 (fitorja e tyre e fundit kundër Crystal Palace më 28 dhjetor). Ky pozicion, nëse konfirmohet në fund të sezonit, do të thoshte një rënie tronditëse nga kategoria për londinezët.

Tottenhamit i duhet gjithë ndihma që mund të marrë për të dalë nga kriza dhe për të shpëtuar veten, kështu që po kërkon burime të reja: zgjidhja e fundit e mundshme përfshin shtimin e një figure të re profesionale në staf.

“Gjerlat” po përpiqen në çdo mënyrë të reagojnë ndaj situatës shumë të ndërlikuar në tabelë dhe të shmangin rënien nga Championship.

Tottenhami është i gatshëm të bëjë gjithçka, dhe për këtë arsye, përmes një njoftimi pune të postuar në kanalin e tyre në LinkedIn, ata kanë vendosur të kërkojnë një psikolog për ekipin e parë.



Read it all at Bota Sot