Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, është shumë i prekur pas lëndimit që e pësoi të mërkurën në ndeshjen kundër Celta Vigos, e zhvilluar në “Camp Nou”.
Ky lëndim e detyron t’i thotë lamtumirë sezonit me, megjithëse pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës me Spanjën.
“Ky lëndim më lë jashtë fushës në momentin kur më së shumti doja të isha aty, dhe dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj.
Dhemb që nuk mund të luftoj me shokët e skuadrës, të mos ndihmoj kur ekipi ka nevojë për mua”, tha Yamal, transmeton media spanjolle “Marca”.
“Por unë besoj tek ata dhe e di që do të japin gjithçka në çdo ndeshje. Unë do të jem aty, edhe pse nga jashtë, duke i mbështetur, duke i inkurajuar dhe duke shtyrë si një lojtar më shumë.
Kjo nuk është fundi, është vetëm një pauzë. Do të kthehem më i fortë, me më shumë dëshirë se kurrë, dhe sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë”, ka përfunduar Yamal.