Ferizaj dhe Dukagjini i Klinës do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat synojnë për herë të parë që të fitojnë Kupën e Kosovës.
Dukagjini për herë të katërt është në finalen e madhe që nga pavarësimi i futbollit tonë në verën e vitit 1991, ndërsa Ferizaj për herë të tretë që nga pas lufta.
Ferizaj synon trofeun për herë të parë në histori dhe daljen po ashtu në garat evropiane.
Kurrë më afër qëllimit djelmoshat e Arsim Abazit.
“Finalja e Kupës së Kosovës mes klubit tonë FC Ferizaj dhe KF Dukagjini do të zhvillohet më 21 maj në Stadiumi “Fadil Vokrri”.
Për më shumë detaje rreth organizimit dhe informacioneve shtesë, do t’ju njoftojmë me kohë!”, thuhet nga FC Ferizaj.