BE: Udhëtarët në Evropë nuk do të dëmshpërblehen për fluturimet e anuluara

- Bota Sot

BE: Udhëtarët në Evropë nuk do të dëmshpërblehen për fluturimet e anuluara

Tani udhëtarët evropianë rrezikojnë, përveç dëmit, edhe talljen. Supozojmë që, në kulmin e luftës në Iran, fluturimi ynë nuk niset sepse aeroporti nuk ka karburant (vajguri) për avionin, shkruan repubblica.it.

Si rregull kompania ajrore duhet patjetër të mos i “braktisë” pasagjerët.

Ajo duhet tu gjejë pasagjerëve të saj  një vend në një fluturim tjetër. Dhe nëse nuk ka një nisje të dobishme, duhet të  kthejë paratë e biletës.

Por në rastin e kësaj krize ajo nuk do të jetë e detyruar të na dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar nga mosnisja, në formën e “kompensimit monetar”.

Në Bruksel, Apostolos Tzitzikostas – komisioner i BE-së për Transportin e Qëndrueshëm – shpjegon arsyet e këtij favori për kompanitë ajrore.

Në thelb, mungesa e karburantit në aeroport konsiderohet një rrethanë e jashtëzakonshme, e pavarur nga vullneti i kompanisë. Ashtu si një uragan apo një tërmet.

Fjalët e komisionerit të BE-së nuk u shpëtojnë shoqatave të konsumatorëve në gjysmën e Evropës, të cilat janë tashmë në alarm..

Dëmshpërblimi do të jetë i detyrueshëm në rast se kompania – e informuar në kohë për mungesën e karburantit – nuk e ka njoftuar paraprakisht pasagjerin.

Ose kur kompania nuk e ka porositur në kohë karburantin. Ose edhe nëse, duke e ditur që nuk do ta merrte karburantin, ka vazhduar gjithsesi të shesë bileta për atë fluturim.

Parashikimi: nëse vërtet Evropa do të përballet me një valë anulimesh këtë verë, përplasjet mes kompanive ajrore dhe pushuesve të mbetur në tokë do të jenë të përditshme.



Read it all at Bota Sot