Teksa na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos, trajnerët Edi Martini e Ilir Daja kanë zbuluar formacionet zyrtare.
Befasia më e madhe ka të bëjë me lënien në stol të portierit Pohols.
Sfida e parë mes skuadrave në stadiumin “Air Albania” u mbyll pa fitues, 1 – 1, teksa e bën akoma më interesante dhe të paparashikueshme “aktin” e dytë për të siguruar “biletën” e finales.
“Blutë” dinamovitë janë kampionët në fuqi, kurse Vllaznia kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe sezonin e mirë që po përjetojnë..