Man Utd po përgatitet për një afat të fuqishëm kalimtar

- Bota Sot

Man Utd po përgatitet për një afat të fuqishëm kalimtar

Manchester United po përgatitet për një afat kalimtar veror shumë të madh, me Sir Jim Ratcliffe që e ka identifikuar mesfushën si prioritetin kryesor për përforcime.

Pas një fitoreje vendimtare ndaj Chelseat, e cila e ka afruar klubin pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Unitedit, Omar Berrada, Jason Wilcox dhe Christopher Vivell, po finalizojnë një listë të shkurtër objektivash që përfshin Carlos Baleba të Brightonit dhe Micky Van De Ven të Tottenhamit.

Klubi synon të afrojë dy mesfushorë, për t’i bërë shoqëri dhe për ta kompletuar repartin përkrah Kobbie Mainoo, i cili është pranë rinovimit të kontratës.

“United e vlerëson Baleban si një përshtatje të mirë për skuadrën, bazuar në të dhënat e përgjithshme, për sa i përket mbulimit të hapësirave, fitimit të posedimit dhe pasimeve”.

Pogba: Bruno Fernandes te City do të ishte në podiumin e Topit të Artë

Ndërkohë që Baleba vlerësohet rreth 57 milionë euro, United po monitoron gjithashtu Aurelien Tchouameni të Real Madridit dhe yllin e Nottingham Forest, Elliot Anderson.

Për të financuar këto lëvizje, Manchester United pritet të shesë Manuel Ugarte dhe Casemiron, me këtë të fundit që sipas pritshmërive mund të transferohet në MLS.

Në qendër të mbrojtjes, “Djajtë e Kuq” po shohin edhe opsionin Van De Ven, për të forcuar një prapavijë që është goditur nga dëmtimet e Lisandro Martinez dhe Matthijs De Ligt.



Read it all at Bota Sot