Koopmeiners drejt largimit nga Juventusi

- Bota Sot

Koopmeiners drejt largimit nga Juventusi

E ardhmja e Teun Koopmeiners te Juventus duket gjithnjë e më e pasigurt.

Sipas burimeve pranë klubit, një takim i fundit mes përfaqësuesve të mesfushorit holandez dhe drejtuesve bardhezi ka sinjalizuar mundësinë e një largimi të afërt nga Torino.

Pas dy sezonesh të vështira, ku lojtari është aktivizuar në role të ndryshme nga trajnerë si Thiago Motta, Igor Tudor dhe Luciano Spalletti, pritshmëritë nuk janë përmbushur. Statistikat e tij, 7 gola në 87 ndeshje, konsiderohen modeste për një futbollist që është vlerësuar deri në 60 milionë euro.

Në këto kushte, Juventus ka hapur derën për një transferim, duke vendosur një çmim minimal prej rreth 30 milionë eurosh për të shmangur humbje financiare.

Në moshën 28-vjeçare, Koopmeiners mbetet një profil interesant në treg dhe një performancë e mirë në arenën ndërkombëtare mund të rrisë edhe më shumë vlerën e tij.

Interesi nuk mungon. Manchester United është ndër klubet që po monitorojnë situatën, në kërkim të përforcimeve për të rikthyer identitetin konkurrues.

Gjithashtu, edhe Galatasaray shihet si një destinacion i mundshëm, duke vijuar strategjinë për të afruar lojtarë nga kampionati italia



Read it all at Bota Sot