Fridkin zgjedhin mes Gasperinit dhe Ranierit,

- Bota Sot

Fridkin zgjedhin mes Gasperinit dhe Ranierit,

“Lufta në familje” te klubi i Romës duket se është zgjidhur me fitoren e trajnerit Xhampiero Gasperini.

Përplasja e tij publike me këshilltarin e pronarëve amerikanë, Klaudio Ranieri, ka përfunduar me teknikun si fitues dhe me largimin që pritet që sot të figurës tjetër të njohur të futbollit italian.

Ranieri kishte nisur gjithçka dy javë më parë me deklarata kundër Gasperinit, duke vënë në dyshim drejtimin e tij dhe aftësitë për të çuar Romën në majë.

Deklarata të cilave Gasperini preferoi të mos u përgjigjej menjëherë për të lënë të qetësohej situata,

Por më pas, ai kishte shprehur pakënaqësitë e tij te familja Fridkin dhe duke e bërë të pashmangshme përplasjen mes palëve mbi atë që do të vazhdonte të qëndronte në klub.

Sipas mediave italiane, pronarët amerikanë kanë vendosur t’i besojnë trajnerit dhe sot pritet zyrtarizimi i largimit të Ranierit, i cili kishte nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 me ta në detyrën e re që kishte marrë, pas asaj si teknik i verdhekuqve.



Read it all at Bota Sot