I ndodhi Ilir Dajës me supergjobë

- Bota Sot

I ndodhi Ilir Dajës me supergjobë

Vllaznia u paralajmërua sot nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, pasi trajneri Edi Martini refuzoi sërish që të prononcohej pas ndeshjes.

Ky rast është tashmë i paprecedent, teksa kuqeblutë kanë vendosur që askush të mos flasë për “RTSH” nëse emisioni drejtohet nga Hygerta Sako.

Në edicionin e kaluar, pikërisht një vit më parë, ishte Ilir Daja që e pësonte te Dinamo.

Trajneri i dinamovitëve nuk doli pas ndeshjes së humbur 1 me 0 ndaj Laçit, për këtë Disiplina e gjobiti me plot 100 mijë lekë të reja.

Vendimi i datës 23 prill, 2025: “Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit”.

Sot, Disiplina u mjaftua me një paralajmërim dhe pse bojkoti është i përsëritur. Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim.



Read it all at Bota Sot