Arsim Abazi nuk është kryetrajner i Dinamos së Ferizajt.
Arsim Abazi është kryetrajner i ri i klubit të futbollit Ferizaj.
Siç merret vesh, Dinamo nuk ia jep të drejtën deri në fund të stinorit që të drejtojë Ferizajn!
Cili është kuptimi i gjithë kësaj situate?
Arsim Abazi nuk e drejtoi Ferizajn në ndeshjen e gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Kosovës me Llapin.
Dinamo vetë e ka publikuar se ka ndarë rrugët me Arsim Abazin!
Cila është arsyeja që pengohet Abazi të drejtojë Ferizajn?
Drejtuesit e Dinamos të deklarohen zyrtarisht e publikisht për opinion, pse!
Sepse si është e mundur, edhe i ndani rrugët, edhe nuk e lejoni të lartpërmendurin të drejtojë një klub tjetër.
Ku është problemi?
Ku janë vijat e kuqe?
“FC Dinamo njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazi.
Gjatë periudhës 4-mujore në klub, trajneri Abazi ka dhënë kontribut profesional dhe përkushtim maksimal.FC Dinamo e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në vazhdim.
Ndërkohë, drejtimin e ekipit nga tani e tutje do ta marrë trajneri Egzon Shabani”, kështu ka shkruar në faqen e Dinamos më 14 prill.