Në fushë nuk do të jenë thjesht 90 minuta,

- Bota Sot

Në fushë nuk do të jenë thjesht 90 minuta,

Në fushë nuk do të jenë thjesht 90 minuta, por një "finale" që do ti japë Tiranës një tjetër shtysë për tu shkëputur nga makthet e një rënie nga kategoria.

Përballë Partizanit në stadiumin "Air Albania", e përcaktuar për të shtunën në orën 19:00, bardheblutë vijnë të plotë dhe me urinë maksimale për të tentuar tri pikët e radhës në luftën për mbijetesën.

Prag këtij takimi, ka folur dhe trajneri Orges Shehi.

"Mendojmë që gjendja është e mirë, edhe fizike dhe nga ana psikologjike. E di që na pret një ndeshje e rëndësishme për ne dhe jemi munduar ta përgatisim me qetësi dhe dozën emocionale të duhur.

Gjendja është e mirë, e gjithë skuadra është plotë. Jemi munduar ndonjëherë që ka pasur probleme fizike ta menaxhojmë mirë për të qenë gati për nesër pastaj.

Derbi ka dozë emocionale të madhe për të gjithë që janë të pranishëm dhe patjetër që pozicioni ku jemi, e kemi thënë që në krye të herës që kërkojmë të marrim maksimumin, për t’iu shmang dhe shkëputur pak asaj zone ku jemi. 

Patjetër që në derbi klasifikimi zerohet dhe të gjithë lojtarët kërkojnë të japin maksimumin dhe për të arritur pritshmëritë e të gjithë njerëzve që do të jenë të shumtë në stadium besoj, por edhe në ekran duke na parë dhe ndjekur dhe skuadrën e tyre.

Tani ne duhet të jemi të përqëndruar te fusha, siç kemi bërë gjithë këto takime, dhe fokusi ynë është tek fusha dhe jo tek kundërshtari. Pa menduar aleancat nuk është se jam person që i vë re shumë këtyre gjërave. Kështu flitet dhe shumë stërflitet por fusha është fokusi jonë kryesor.

Çdo ndeshje është vendimtare, sa kalojnë javët dhe nuk ke ku rekuperon pikë më, kështu që mendoj që është ndeshje vendimtare por pa na ngarkuar shumë, sepse nëse do të ngarkuar shumë sepse në qoftë se do të ngarkohemi shumë, performanca e gjithësecilit nuk është ajo që pritet.

Pra duhet të kemi një ekuilibër emocional dhe e dimë pastaj që është ndeshje e rëndësishme”, është shprehur Orges Shehi    



Read it all at Bota Sot