Tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës” reagojnë: Kanë kërkuar 500 bileta

- Bota Sot

Tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës” reagojnë: Kanë kërkuar 500 bileta

Tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës” reagojnë para derbit të madh mes Vëllaznimit dhe Lirisë e cila luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin sintetik “Shani Nushi” në Gjakovë.

Cila është arsyeja e këtij reagimit?

Vëllaznimi aktualisht është në vend të pestë me 58 pikë e Liria në të tretin me 59 sosh pas javës së 29-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.  

“Tifogrupi nga Prizreni qenka ankuar për bileta, por duket se nuk janë në dijeni që në Gjakovë nuk ka nevojë për bileta, sepse stadiumi është i hapur për çdo tifogrup dhe për çdo qytetar. Ajo që duhet është pasioni dhe trimëria – gjëra që këtij tifogrupi i mungojnë.

Kanë kërkuar 500 bileta, ndërkohë që në qytetin e tyre zakonisht janë 15–50 persona në kop. Ka afro 400 ditë që nuk kanë dalë nga qyteti i tyre, ndërsa “transin” e tyre vendas e mbajnë në dorë.

Kanë kërkuar udhëtim në Gjakovë? Jo 500, por edhe 5000 persona mund të vijnë në këtë stadium – dera është e hapur për të gjithë.

Tifoskena jonë e ka dëshmuar që mund të shkosh kudo, pa pasur nevojë për bileta. Ashtu siç bëjnë djemtë tanë në Prizren, në Rahovec dhe në çdo vend tjetër kur ka nevojë – pa kërkuar siguri dhe pa kërkuar bileta.

Madje, në këtë rast kërkesa juaj nuk është refuzuar; përkundrazi, ju është premtuar vendi.

Po ashtu, keni kërkuar edhe forca shtesë policore, të cilat ju janë siguruar nga klubi ynë.

Në të njëjtën formë, klubi juaj FC PLLUMAT na ka kthyer përgjigje rreth një vit më parë, duke na premtuar vetëm 5% të stadiumit. Edhe atëherë, ne nuk u ankuam në rrjete sociale, por erdhëm në numër më të madh se vendasit. Njëjtë si nesër, mund të vini edhe ju.

Ndërsa grupi juaj gjithmonë gjen arsyetime, siç ndodhi edhe në basketboll, ku dihet botërisht që udhëtimet e paralajmëruara në rrjete sociale janë të ndaluara.

MBRAPA SHANI NUSHIT NUK KA NEVOJË PËR BILETA!

Ju mirëpresim në qytetin e GJAKOVËS!”, reagojnë tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës”.



Read it all at Bota Sot