Greiçevci: E informova Thaçin për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës

- Bota Sot

Greiçevci: E informova  Thaçin për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës

Anëtari i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në gjykimin në Hagë, Lirim Greiçevci, njoftoi se se sot ka pasur rastin ta informojë për urimet e shumta të qytetarëve për ditëlinndjen e tij.

Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të.

Sot e kisha privilegjin që tia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret ti falenderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.

Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Thaçit në akademinë ushtarake "Sandhurst", në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017”, shkroi Greiçevci.



Read it all at Bota Sot