Situata e Kylian Mbappe-s te Real Madridi është bërë tema kryesore e diskutimit pas lajmit për lëndimin e tij.
Sipas gazetarit Jose Luis Sanchez, sulmuesi francez është diagnostikuar me mbingarkesë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Edhe pse në shikim të parë dëmtimi nuk duket kritik, Mbappe do të duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mjekësor.
Ekziston mundësia që pas një diagnoze më të thellë, dëmtimi të rezultojë shumë më serioz nga sa pritej fillimisht dhe mund të kërkojë një periudhë të gjatë rikuperimi.
Skenari më i errët? Pjesëmarrja e Mbappe në Kupën e Botës 2026 mund të jetë në dyshim..