Real Madrid pësoi tjetër tronditje në La Liga.
Ekipi i drejtuar nga Alvaro Arbeloa, nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Betisit në transfertë. Pas ndeshjes, Arbeloa u pyet edhe sa i përket Dani Sebajos.
Sebajos ka mosmarrëveshje me trajnerin e Realit.
Për këtë, nuk u përfshi as në skuadër.
I pyetur për këtë zgjedhje, Arbeloa tha në konferencë për shtyp:
“Unë gjithmonë përfshi lojtarët që i konsideroj të përshtatshëm”.
I pyetur nëse mes tyre ka mosmarrëveshje, Arbeloa pati të njëjtën përgjigje.
Sebajos ka edhe një vit të mbetur kontratë.
Megjithatë, ndarja mes palëve mund të vijë më shpejt se ishte menduar.