Saliba i bindur se Arsenali do të jetë kampion i Anglisë

- Bota Sot

Saliba i bindur se Arsenali do të jetë kampion i Anglisë

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, lufta për titullin e kampionit të Anglisë është e hapur mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Të dyja skuadrat aktualisht kanë nga 70 pikë dhe do të jetë garë e nxehtë deri në ndeshjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, është i bindur se pas katër viteve, ai bashkë me shokët e skuadrës do të jenë kampion të Anglisë.

“Mendoj se duhet të jemi të qetë. Duhet të vdesim edhe në fushë, sepse tani është koha.

Tani duhet të ikim dhe kemi nevojë për të gjithë: tifozët, ekipin, stafin, të gjithë, sepse duhet ta bëjmë tani. Pas kësaj, është tepër vonë.

Ne kemi presion të mirë sepse kur luan futboll, dëshiron të luash këto lloj ndeshjesh. Jemi gati për këtë.

Kur je afër arritjes së ëndrrave të tua, ndonjëherë kur fle, mendon për këtë. Kemi Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, kështu që sigurisht që nuk mund të mendosh për diçka tjetër.

“Nuk e kemi fituar Premier League që nga viti 2004. Ka kaluar ca kohë. Do të thotë shumë për ne dhe për mua personalisht. Kam qenë këtu për katër vjet dhe gjithmonë kam përfunduar i dyti. Nëse e ndryshojmë këtë këtë sezon, do të jetë një sukses i madh për ne dhe për mua. Jam i sigurt se do ta bëjmë këtë.”, ka deklaruar Saliba.



Read it all at Bota Sot