Ivan Rakitiç, ish-mesfushori i Kroacisë dhe finalist i Botërorit 2018, foli për futbollin italian dhe modern:
“Jam i shqetësuar që Italia ka humbur Botërorin për herë të tretë. Më vjen keq për Gattuson, është një mik i madh dhe person i jashtëzakonshëm.
Shpresoj ta ndihmojë futbollin italian. Federata duhet të gjejë zgjidhje shpejt, sepse Italia duhet të rikthehet si më parë”.
Për mungesën e trofeve italianë në Champions League: “Është shqetësuese që vetëm një skuadër italiane e ka fituar në 15 vitet e fundit. Numrat tregojnë shumë”. Ai foli edhe për talentet:
“Në Spanjë të rinjtë luajnë menjëherë nëse janë gati. Në Itali duhet më shumë guxim dhe ndryshim rregullash. Duhet kohë dhe durim”.
Për VAR: “Nuk më pëlqen. Futbolli ka emocione dhe gabime, që janë pjesë e lojës. VAR i ka hequr emocionet”. Për Botërorin 2026:
“Shpresoj ta fitojë një nga të mëdhatë, por edhe Kroacia”. Për Champions League: “Favorit për mua është PSG”.