Trajneri Masimiliano Alegri ka folur për mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jasharin duke i mbyllur derën Juventusit për një transferim të mundshëm.
“Klubi bëri një investim të madh në një lojtar me cilësi të shkëlqyera.
Ai pësoi një dëmtim, u rikthye dhe më pas pati më pak kohë loje.
Por kjo nuk do të thotë që ai papritmas është bërë një lojtar i dobët.
Ai është përballur me disa vështirësi, por ka një potencial të madh. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen.
Sigurisht, gjithmonë ka vend për përmirësim”, përfundoi trajneri i Milanit.