Dinamo e Ferizajt në stilin e liderit

- Bota Sot

Dinamo e Ferizajt në stilin e liderit

Dinamo e Ferizaj ka triumfuar me rezultat 1:0 në Dardanë ndaj Kikës, në takimin e javës së 30-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Futbollisti Franck Kesse shënoi në minutën e 23-të për dinamovitët.

Skuadra nga Ferizaj bën edhe një hap drejt elitës së futbollit të Kosovës.

Dinamo është në krye të tabelës me 65 pikë, duke lënë prapa Feronikelin 74 me 62 pikë, Vëllaznimin 61, Vushtrrinë me 60 (një ndeshje më pak), Lirinë 59 pikë etj. 

Kika është në vend të dhjetë me 33 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot