Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të shtunën në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Prishtinën në gjysmëfinale me rezultat 39:26.
Që në pjesën e parë skuadra pejane krijoi epërsi bindëse që e mbajti gjatë gjithë pjesës së dytë.
Deniz Terziqi ishte më efikasi te Besa Famgas me tetë gola. Gjashtë i realizoi Mohamed Yassin.
Te Prishtina shtatë gola i shënoi Ylli Visoka, kurse Enis Kuleta katër.
Besa Famgas luan në finale të Kupës të dielën prej orës 20:15.