Tifozët ndezin derbin kryeqytetas

- Bota Sot

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola! Bardheblutë iu përgjigjen: Qëndrojmë mbi të gjithë!

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i vlefshëm për javën e 33-të të Superiores, ka nisur me vonesë për shkak të tymit që “pushtoi” fushën.

Nuk mungojnë tifozët e flaktë të “demave” dhe të bardhebluve të cilët kanë ndezur supersfidën me banderola të ndryshme. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda stadiumit “Air Albania”.

Tifozët e kuqtë mbajnë në duar një banderolë me shkrimin: “Myte, Myte”. Kjo duke qenë se në dy derbit e fundit ka triumfuar Partizani dhe se skuadra e Shehit rrezikon rënien nga kategoria. 

Por tifozët bardheblu iu janë përgjigjur me një tjetër banderolë: “Ata duan që ne të biem, por ne qëndrojmë mbi të gjithë”.



Read it all at Bota Sot