Erda Murati, Jara Bytyqi, Nara Shosholli dhe Malvesa Latifi – emra që po vijnë

- Bota Sot

Erda Murati, Jara Bytyqi, Nara Shosholli dhe Malvesa Latifi – emra që po vijnë

Shkolla e Futbollit Trepça 89 nga Mitrovica i kushton rëndësi të veçantë edhe talenteve të reja.

Emra që po vijnë janë edhe Erda Murati, Jara Bytyqi, Nara Shosholli dhe Malvesa Latifi.

“Vajzat tona po dëshmojnë se talenti dhe përkushtimi nuk kanë kufij! Erda Murati, Jara Bytyqi, Nara Shosholli dhe Malvesa Latifi po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre mbresëlënëse, duke u përballur me shumë sukses edhe kundër djemve.

Edhe pse garojnë në kategorinë U13, ato tregojnë lojë të bukur, guxim dhe disiplinë të lartë në fushë.

Me paraqitjet e tyre në LRFM-Mitrovicë, këto vajza janë shembull i shkëlqyer për të gjithë bashkëmoshatarët dhe një krenari e madhe për klubin tonë”, thuhet nga Shkolla e Futbollit Trepça 89 nga Mitrovica.



Read it all at Bota Sot