Reali dhe Barça po sfidojnë njëri-tjetrin për yllin e ri evropian

- Bota Sot

Reali dhe Barça po sfidojnë njëri-tjetrin për yllin e ri evropian

I riu Kees Smit, lojtar i AZ Alkmaarit, po konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të futbollit evropian dhe gjithçka tregon se ai mund të largohet drejt një klubi të madh në fund të sezonit.

Dy skuadrat më të interesuara janë Real Madridi dhe Barcelona.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Rafael van der Vaart, është i bindur për të ardhmen e tij: “Nëse vazhdon të zhvillohet kështu, pa dyshim do të përfundojë te Real Madridi ose te një nga klubet më të mëdha në botë – për mua, Real Madridi”.

Nga ana tjetër, te Barcelona kujtohet gjithmonë lidhja e fortë me futbollin holandez, që daton që nga koha kur Johan Cruyff mbërriti në klub në vitet ’70.

Vetë lojtari ka bërë një “shenjë” drejt Barcelonës, edhe pse me humor.

20-vjeçari do të festojë në kryeqytetin katalanas titullin e kupës të fituar me AZ Alkmaarin, dhe gjatë kësaj ai bëri shaka për të ardhmen e tij.

“Po të më kërkojnë të negocioj, jam plotësisht i gatshëm. Sigurisht, kam kohë për këtë,” tha ai për “ESPN”.

Smit konsiderohet një talent i madh evropian dhe klubet e mëdha kanë nisur ta ndjekin nga afër.

Barcelona mbetet një opsion, megjithëse shifrat e përfolura (rreth 50 milionë euro) janë të larta për situatën aktuale financiare të klubit.

Edhe trajneri Ronald Koeman ka folur për të, duke e cilësuar si “një lojtar për Barcelonën” dhe si një kombinim mes Frenkie de Jongut dhe Pedrit.

Ndërkohë, mesfushori po shijon suksesin e parë të madh me ekipin e tij – fitimin e kupës holandeze – por mbetet me këmbë në tokë: “Do të donim të festonim kështu çdo javë, por nuk është e mundur. Tani duhet të kthehemi në normalitet. Kemi ende disa ndeshje përpara”..



Read it all at Bota Sot