Priten largime të mëdha nga Roma gjatë verës

- Bota Sot

Priten largime të mëdha nga Roma gjatë verës

Roma po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha në skuadër, me Gian Piero Gasperini tashmë plotësisht në krye të projektit sportiv.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, pas largimit të Claudio Ranierit, klubi mund të marrë vendime kyçe për lojtarët që do të qëndrojnë, ata që do të largohen dhe për përforcimet e reja.

Gasperini ka bërë të qartë se nuk dëshiron një rindërtim total të skuadrës, por përmirësim të bazës ekzistuese.

Ai ka theksuar: “Kjo skuadër ka një bazë të rëndësishme. Nuk ka nevojë për rindërtim, por për përmirësim”.

Në këtë bazë pritet të mbeten disa lojtarë kyç.

Lorenzo Pellegrini ka rritur shanset për rinovim kontrate, ndërsa Gasperini e vlerëson shumë kapitenin e Romës, duke e konsideruar një nga lojtarët më teknikë të skuadrës pas Paulo Dybalas.

Gjithashtu, figura të rëndësishme si Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante pritet të qëndrojnë, me mundësi për rinovime kontratash. Edhe Mario Hermoso mund të vazhdojë, pasi klubi ka opsion për zgjatjen e kontratës.

Megjithatë, disa largime janë tashmë të planifikuara. Stephan El Shaarawy, Kostas Tsimikas dhe Evan Ferguson pritet të largohen, ndërsa edhe Artem Dovbyk mund të mos bindë trajnerin e ri.

Situata e disa lojtarëve të tjerë si Angelino, Evan Ndicka dhe Manu Kone mbetet e paqartë, me mundësi largimesh të lidhura edhe me nevojat financiare të klubit para fundit të qershorit.

Në përgjithësi, vera e Romës pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme, por me një drejtim të qartë nën Gasperinin: forcimin e skuadrës pa e çmontuar atë.



Read it all at Bota Sot