Skuadra e TSG Hoffenheim është në epërsi me rezultat 2:1 në udhëtim te Hamburger SV, në ndeshjen e javës së 31-të të Bundesliga.
Tre reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, e nisën takimin nga minuta e parë dhe dhanë kontribut të madh në epërsinë e skuadrës së tyre.
Asllani realizoi golin e parë në minutën e 18-të, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një krosim në zonë dhe duke e dërguar topin me qetësi në këndin e poshtëm të portës.
Sipas mediave gjermane, në veçanti “Kicker”, rasti i parë i vërtetë i Hoffenheimit përfundoi me gol:
“Një krosim perfekt në qendër te Asllani, i cili ishte plotësisht i pamarkuar. Sulmuesi e dërgoi topin me qetësi në këndin e poshtëm”, shkruan mediumi gjerman.
Në minutën e 45-të, Hajdari asistoi, ndërsa Lemperle shënoi nga afërsia për rezultatin 2:1.
Për udhëtuesit shënuan Asllani 18, Lemperle 45 dhe për Hamburgun Glatzel 34- penallti.
Asllani deri me tash ka shënuar 10 gola në kampionatin gjerman.