Arsenali ka marrë tre pikë më shumë mund, por tejet të ëmbla në luftë për titullin e kampionit të Anglisë.
“Topçinjtë” si vendas e mposhtën me rezultat 1:0 Newcastlen, në takimin e javës së 34-të.
Një gol i hershëm vulosi fatin e kësaj sfide.
Futbollisti Eze shënoi në minutën e 9-të.
Arsenali kryeson me 73 pikë por ka një ndeshje më shumë se Manchester City që renditet në pozitën e dytë me 70 pikë.
Newcasle është në pozitë e 14-të me 42 pikë.