Vjosa Osmani në LDK? Postimi i Besian Mustafës ngjall dyshime

- Gazeta e Prizrenit

Vjosa Osmani në LDK? Postimi i Besian Mustafës ngjall dyshime

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm të Presidentes Vjosa Osmani në LDK.

Pas raportimeve për një takim Abdixhiku–Osmani lidhur me zgjedhjen e presidentit, Mustafa ka publikuar në Facebook një fotografi të vitit 2019 me Osmanin, të shoqëruar me mbishkrimin “Tik-tak…”.

Ky postim ka hapur diskutime nëse bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm të Osmanit në LDK apo për zhvillime politike rreth kandidimit të saj për një mandat të ri presidencial.



Read it all at Gazeta e Prizrenit