Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah pësoi një lëndim së fundmi.
Kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Crystal Palace, me egjiptianin që u detyrua të lë fushën në minutën e 59-të, ku u zëvëndësua nga Jeremie Frimpong.
Rreth kësaj foli edhe trajneri i “Reds”, Arne Slot.
“Një tjetër fitore dhe një tjetër dëmtim.
Është historia e sezonit tonë.
Është shumë herët për të thënë, por të gjithë e dimë Mo-në dhe sa e vështirë është për të që të largohet nga fusha.
Që Mo të largohet nga fusha, kjo të tregon diçka, por duhet të presim dhe të shohim se sa keq është”, u shpreh Slot.
Liverpooli, arriti të mposhte Crystal Palacen në “Anfield”, me rezultat 3-1.