Orges Shehi me “këmbë në tokë” pas triumfit në derbi

- Bota Sot

Orges Shehi me “këmbë në tokë” pas triumfit në derbi

Tirana mori fitore spektakolare me përmbysje në derbi kundër Partizanit, 2:1 për bardheblutë e kryeqytetit.

Impakti i trajnerit Orges Shehi në “timonin” e “rekordmenëve” të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm në kohë të shkurtër, 6 ndeshje radhazi që nuk humbin në Superiore dhe i largohen “zonës së ftohtë” me 3 pikë diferencë, teksa para disa javësh mbanin vendin e fundit në tabelë.

Pas triumfit ndaj Partizanit, Shehi foli për mediat:

“Patjetër, është emcionuese të fitosh derbin, plus pozicionimi ku ishim. Shumë i kënaqur për atë që dhuruam në fushë. E kishim përgatitur ndeshjen që mos të shkonim ultra-ofensiv, për të mos vuajtur për Tabekou dhe Xhixhën.

Më pas morëm direktiva të tjera. Në ndërtim kishim manovra ndryshe nga linjat. U nxituam. Ndryshuam në pjesën e dytë, e cila u ndikua edhe nga rezultati.  

Këto janë ndeshje të mëdha që shojohen dhe i kemi kualitetet. Ndikimi i Alvarez? E kam thënë që është një lojtar me shumë kualitet. Problemet dhe gjendja fizike e vështirësojë në fazën mbrojtëse.

Menduam që nga minuta e 60-të të fusnim Alvarezin, për t’iu marrë më të mirën. Që kur kam ardhur, i kam thënë lojtarëve që keni shumë kualitet.

Ana psikologjike ka qenë problemi më i madh. Për Partizanin ishte ndeshje luksi për të kapur Evropën, ama për ne ishte shumë e rëndësishme. Shpresojë të vazhdojmë me këtë ritëm”..



Read it all at Bota Sot