Prishtina dhe Gjilani u ndanë baras 1:1, në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjilani u kthye me një pikë të madhe nga kryeqyteti, pas barazimit (1:1) nën dritat e reflektorëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri”.
Në minutën e 60-të, pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti për Gjilanin, të cilën e realizoi sulmuesi Jaroviq, duke kaluar mysafirët në epërsi.
Në të njëjtin aksion, futbollisti i Prishtinës Christopher Mamengi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën vendase me një lojtar më pak.
Megjithatë, reagimi i Prishtinës ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 62-të, Arjol Bllaca barazoi rezultatin në 1:1.
Pas këtij barazimi, Prishtina renditet në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 44 pikë.