Refik Halili i papërmbajtshëm pas derbit: Sa për premio që të mos lodheni ju, ndoshta 40, 50…

- Bota Sot

Refik Halili i papërmbajtshëm pas derbit: Sa për premio që të mos lodheni ju, ndoshta 40, 50…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zbritur në dhomat e zhveshjeve të stadiumit “Air Albania” për të takuar skuadrën pas fitores në derbi, ndërsa siç është bërë e zakonshme pas suksesit në një sfidë të tillë, ka premtuar një premio të majmë. Ai ka theksuar se shpresonte që loja në derbi të ishte një sinjal që skuadra vitin tjetër do të dominonte futbollin shqiptar.

“Ju falënderoj shumë, jam shumë i gëzuar për të gjithë sakrificën qe keni bërë sot.

Për mua është gëzim dhe ju keni gëzuar të gjithë tifozët tanë. Nëse e keni vënë re, nëse do të bëjmë ndeshje të tillë si sot, që ishte një nga ndeshjet tona më të bukura, shpresojmë që ne të mbushim stadiumin herë tjetër plot.

Pse e them këtë? Sepse shpresoj që sezonin e ardhshëm do të bashkëpunojmë përsëri të gjithë bashkë. Kuptohet që do të ketë edhe blerje te tjera që ne ta dominojmë kampionatin shqiptar dhe të mos vuajmë si vuajtëm këtë vit. Ju falënderoj të gjithëve pa masë, ju uroj suksese.

Sa i përket premios, pa u lodhur ju, nga një premio do e bëjmë. 

Sa ç’do marrim xhiro nga stadiumi, ndoshta 40, 50…”, tha Halili ndërsa futbollistët shpërthyen menjëherë në brohoritje.



Read it all at Bota Sot